
Net më të qeta për të gjithë familjen: rutina e mbrëmjes që mund të bëjë diferencën
Nga gjumi i trazuar te zgjimet e shpeshta gjatë natës: zbulo si rutina, ambienti dhe vajrat esencialë mund të mbështesin mirëqenien dhe pushimin e fëmijëve dhe prindërve.

Nëse je prind, me shumë mundësi e njeh mirë këtë ndjesi.
Më në fund dita duket se ka përfunduar. Lodrat janë sistemuar, dhëmbët janë larë, dritat janë zbehur. E vendos fëmijën të flejë duke shpresuar për një natë të qetë… dhe pas pak vjen thirrja e parë.
Pastaj e dyta.
Pastaj një tjetër.
Dhe shpesh, kur më në fund fëmija fle përsëri, je ti ai që mbetet zgjuar duke parë tavanin.
E vërteta është se gjumi nuk është gjithmonë i thjeshtë, as për fëmijët dhe as për të rriturit. Megjithatë, ekzistojnë disa zakone të vogla që mund ta ndihmojnë të gjithë familjen ta përjetojë momentin e gjumit me më shumë qetësi.

Pse zgjimet gjatë natës janë kaq të zakonshme?
Shumë njerëz e imagjinojnë gjumin si një proces të pandërprerë: biem në gjumë dhe zgjohemi në mëngjes.
Në realitet, truri ynë kalon nëpër cikle të ndryshme gjatë natës. Midis një cikli dhe tjetrit ndodhin zgjime të shkurtra fiziologjike, të cilat shpesh as nuk i kujtojmë.
Tek të rriturit këto kalime janë zakonisht të shkurtra dhe pothuajse të padukshme.
Tek fëmijët, nga ana tjetër, sistemi nervor është ende në zhvillim dhe këto momente mund të jenë më të dukshme.
Faktorë si:
* dalja e dhëmbëve
* rritja fizike
* përvoja të reja
* emocione të forta
* ndryshime në rutinë
* ditë veçanërisht stimuluese
mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit.
Edhe të rriturit nuk janë imunë. Stresi, shqetësimet, ngarkesa mendore dhe ritmi i vrullshëm i jetës mund ta bëjnë më të vështirë të flesh gjumë ose të ruash një gjumë të thellë dhe rigjenerues.

Sekreti nuk është të gjesh zgjidhjen e përsosur
Kur flitet për gjumin, shumë njerëz kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.
Në realitet, ajo që shpesh sjell rezultatet më të mira është diçka shumë më e thjeshtë: qëndrueshmëria.
Truri ynë e pëlqen parashikueshmërinë.
Kur çdo mbrëmje përsërisim të njëjtat veprime në të njëjtin rend, sistemi nervor merr një mesazh të qartë: ka ardhur momenti për të ngadalësuar ritmin.
Një rutinë efektive para gjumit mund të përfshijë:
✓ Drita të zbehta në orët para gjumit
✓ Kufizimin e televizorit, tabletit dhe telefonit
✓ Një banjë të ngrohtë relaksuese
✓ Lexim të qetë
✓ Momente afërsie dhe pranie me fëmijët
✓ Një ambient të rehatshëm dhe qetësues
Me kalimin e kohës, këto rituale bëhen sinjale të vërteta që përgatisin trupin dhe mendjen për pushim.

Përvoja ime personale
Duke qenë nënë e tre fëmijëve, kam përjetuar plot net pa gjumë.
Fillova të njihja vajrat esencialë kur djali im i dytë ishte pak më shumë se një vjeç. Në atë periudhë zgjohej shpesh gjatë natës, e kishte të vështirë të qetësohej dhe gjumi ishte bërë një sfidë për të gjithë familjen.
Kishim provuar zgjidhje të ndryshme, madje edhe disa mjete të rekomanduara nga pediatri, si valeriana, por pa marrë rezultatin që shpresonim. Përkundrazi, zgjimet bëheshin më të vrullshme dhe nervoze, ndaj vendosëm ta ndërprisnim.
Pikërisht atëherë fillova të thellohem në aromaterapi dhe të përfshij vajrat esencialë në rutinën tonë të mbrëmjes.
I përdorja në shpërndarës aromash në dhomën e gjumit para se të flinte, gjatë masazhit të këmbëve dhe edhe mbi çarçafë, të përzier me pak ujë në një shishe spërkatëse, për të lënë në ambient një aromë të lehtë dhe relaksuese. Ndonjëherë mjaftonte edhe një pikë mbi jastëk për të krijuar atë aromë familjare që shoqëronte momentin e gjumit.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se vura re një përmirësim që në fillim: jo vetëm në mënyrën se si e zinte gjumi, por edhe në ndjesinë e përgjithshme të qetësisë që krijohej në mbrëmje.
Me kalimin e kohës, duke përsëritur të njëjtat veprime çdo mbrëmje, ajo aromë u bë për ne një sinjal: momenti për të ngadalësuar ritmin, për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për natën.
Gjatë viteve kam parë përvoja të ngjashme edhe tek shumë nëna të cilat kam pasur privilegjin t’i ndihmoj. Më kujtohet veçanërisht një nënë që më tregoi se si djali i saj, pas vitesh me zgjime të shpeshta gjatë natës, kishte kaluar më në fund një natë shumë më të qetë pasi kishte përfshirë Livandën në rutinën e mbrëmjes: një pikë mbi jastëk dhe një masazh i lehtë në këmbë.
Çdo fëmijë është i ndryshëm, por për shumë familje një rutinë mbrëmjeje e përbërë nga gjeste të vogla, prani dhe aroma të këndshme mund të bëhet një mbështetje e çmuar.

Roli i aromave në rutinën e mbrëmjes
Prej shekujsh, aroma e Livandës lidhet me momentet e qetësisë dhe mirëqenies.
Sot e dimë se aroma e saj përmban natyrshëm përbërës aromatikë që mbështesin relaksimin dhe mirëqenien emocionale.
Edhe për këtë arsye, Livanda është bërë një nga vajrat esencialë më të vlerësuar në rutinat e mbrëmjes së familjeve në mbarë botën.

Si mund të ndikojë një aromë në gjendjen tonë emocionale?
Shqisa e nuhatjes është një nga shqisat më të veçanta të organizmit tonë.
Kur perceptojmë një aromë, informacioni transmetohet me shpejtësi drejt zonave të trurit që përpunojnë emocionet, kujtimet dhe ndjesitë.
Me siguri të ka ndodhur të ndjesh një aromë dhe papritur të rikthehesh në një kujtim të fëmijërisë ose në një moment të veçantë të jetës tënde.
Kjo ndodh sepse nuhatja është e lidhur ngushtë me sistemin limbik, një rrjet strukturash cerebrale të përfshira në përgjigjet emocionale.
Për këtë arsye, disa aroma mund të ndihmojnë në krijimin e një ndjenje rehatie, familjariteti dhe relaksimi.
Jo sepse e shkaktojnë drejtpërdrejt gjumin.
Por sepse ndihmojnë në krijimin e kushteve ideale që trupi dhe mendja të lëshohen natyrshëm drejt pushimit.

Një rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me Livandë
Po ndaj me ty disa këshilla praktike të bazuara në studimet dhe eksperiencën time.
Për fëmijët
1. Përdor aromën e Livandës në shpërndarës aromash disa minuta para gjumit. (30 min përafërsisht)
2. Bëj një masazh të lehtë në këmbë duke përdorur Livandë të holluar siç duhet në një vaj bazë (vaj kokosi, jojoba ose vaj ulliri). 1 pikë vaji esencial : 1 pikë vaji bartës
3. Lexo një histori në një ambient të qetë dhe me dritë të zbehtë (mundësisht dritë e kuqe)
4. Mundohu të ruash orare sa më të rregullta. (Çdo natë i njëjti orar)
5. Vendos një pikë vaji mbi jastëk (tek cepi majtas lart ose djathtas lart)
Për të rriturit
* Përdor Livandën në difuzion (2/3 pika) në dhomën e gjumit gjatë përgatitjes për gjumë.
* Shto 1/2 pika në një banjë të ngrohtë.
* Apliko 1/2 pika në pjesën e pasme të qafës, në kyçe dhe rreth kërthizës para gjumit. (Holloji me pak vaj bartës)
* Kushtoji disa minuta frymëmarrjeve të thella dhe të vetëdijshme para se të shkosh në shtrat.

Çfarë thotë kërkimi shkencor?
Gjatë viteve të fundit, studime të shumta kanë analizuar rolin e mundshëm të Livandës në mbështetjen e relaksimit dhe cilësisë së perceptuar të gjumit.
Të dhënat sugjerojnë se aroma e Livandës mund të kontribuojë në përmirësimin e ndjenjës së mirëqenies dhe në krijimin e kushteve më të favorshme për pushim në grupe të ndryshme njerëzish të studiuar.
Është e rëndësishme të kujtojmë se vajrat esencialë nuk zëvendësojnë diagnozat, trajtimet apo këshillat mjekësore dhe nuk duhet të konsiderohen si një kurë për pagjumësinë apo çrregullime të tjera të gjumit.
Megjithatë, ato mund të përfaqësojnë një mbështetje të vlefshme brenda një stili jetese të balancuar dhe një rutine të qëndrueshme mbrëmjeje.
Rezultatet pozitive që janë përshkruar në këtë artikull i referohen vetëm vajit esencial të Livandës dōTERRA, vaj me cilësi të lartë, 100% i pastër, pa ndotës, dhe i certifikuar për përdorim terapeutik dhe të sigurt për të rritur dhe fëmijë. (Kliko tek emri i vajit për të parë të gjitha detajet)

Netët e qeta fillojnë shumë përpara se të shkojmë në shtrat
Shpesh mendojmë se gjumi varet vetëm nga minutat e fundit para se të mbyllim sytë.
Në të vërtetë, një natë e mirë fillon shumë më herët.
Fillon nga ritmi i ditës.
Nga cilësia e momenteve të kaluara së bashku.
Nga aftësia për të ngadalësuar ritmin.
Nga krijimi i një ambienti që transmeton siguri dhe qetësi.
Një dritë më e zbehtë, një histori e treguar me qetësi, një përqafim më shumë dhe një aromë familjare mund ta shndërrojnë momentin e gjumit në një ritual të këndshëm për të gjithë familjen.
Sepse ndonjëherë janë pikërisht zakonet e vogla, të përsëritura me dashuri, ato që bëjnë diferencën më të madhe.

Nuk ke nevojë të bësh më shumë, ke nevojë për një udhërrëfyes.
Nëse e ke gjetur veten në këto rreshta, dije se nuk je vetëm.
Shumë nëna më shkruajnë sepse ndihen të lodhura, të zhgënjyera dhe të shqetësuara pas muajsh ose vitesh netësh të ndërprera. Dhe shpesh, gjëja e parë që u nevojitet nuk është një zgjidhje e mrekullueshme, por dikush që t’i dëgjojë dhe t’i ndihmojë të kuptojnë më qartë situatën.
Nëse mendon se fëmija yt po kalon një periudhë të ngjashme, ose nëse edhe ti e ke të vështirë të relaksohesh dhe të gjesh një gjumë vërtet rigjenerues, më shkruaj.
Do të jem e lumtur të të ofroj një konsultë falas dhe të personalizuar, për të kuptuar së bashku zakonet, rutinën dhe strategjitë e mundshme më të përshtatshme për situatën tënde dhe atë të familjes tënde.
📩 Mund të më kontaktosh drejtpërdrejt 👉KËTU
Ndonjëherë mjafton një ndryshim i vogël në rutinë për të filluar t’i shohësh gjërat ndryshe. 💛
Autorja e artikullit
Bianka Mehmeti
Konsulente e mirëqenies në ekipin Toke dōTERRA, e specializuar në vajra esencialë dhe aromaterapi


